Lajme

Të dënuarit në burgun e Burrelit paralajmërojnë grevë urie

Të dënuarit në Burgun e Burrelit kanë shprehur shqetësimin për kushtet e këqija, me të cilat përballen çdo ditë teksa vuajnë dënimin. Ata kërcënojnë të futen në grevë urie në rast se nuk përmirësohet shërbimi në ambientet e burgut.
Mësohet se kërkesa e tyre për të hyrë në grevë urie ka hasur në kundërshti të fortë të drejtorit të këtij institucioni.
Kushtet në ambientet e burgjeve në Shqipëri shpeshherë kanë qenë temë diskutimi dhe denoncimi nga institucionet dhe shoqatat, të cilat merren me ruajtjen dhe garantimin e të drejtave të njeriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë