Muzike

‘Të bashkuar nga muzika’. Publikohen logo dhe slogani i Eurovizion 2023

Logo dhe slogani i Eurovision të këtij viti në Liverpool janë publikuar nga organizuesit e eventit muzikor.

“Të bashkuar nga muzika” është slogani i Festivalit Europian, që në vitin 2022 u fitua nga Ukraina por këtë vit do të mbahet në Britaninë e Madhe për shkak se konsiderohet i rrezikshëm organizimi në Ukrainë.

Për të krijuar ngjyrat e logos janë përdorur flamujt e këtyre dy vendeve.

Gjysmëfinalet e Eurovisionit do të mbahen në datat 9 dhe 11 Maj, ndërsa finalja është parashikuar më 13 Maj.

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë