Taksa

Të ardhurat nga doganat në rekord, kalojnë 2019-n. TVSH-ja kontributin më të lartë

Të ardhurat e doganave për periudhën 10-mujore të vitit 2021, kanë kaluar planifikimin me 20 mld lekë më tepër duke rezultuar në masën 154 mld lekë.

Në raport me 10-mujorin e vitit të shkuar, të ardhurat janë rritur me 30.3 mld lekë më shumë.

Periudha Janar-Tetor 2021 ka realizmin më të lartë të çdo 10-mujori në historinë e doganave, duke kaluar edhe të ardhurat e 10-mujori të vitit 2019 me rreth 18 milionë dollarë.

Sipas të dhënave zyrtare rreth 79% e rritjes së të ardhurave vjen si rrjedhojë e rritjes ekonomike, rritjes së fluksit të importit dhe 21% si rrjedhojë e efektit të çmimeve.

Performanca 10 mujorit për taksat kryesore të mbledhura nga administrate doganore, krahasuar me një vit më parë kryesohet nga të ardhurat e TVSH-së, që është rritur me 7 mld lekë ndikuar nga, karburanti i importuar, 3.5 mld, rritja e konsumit të mallrave të përditshëm me 3.3 mld. Rritja e importit të metaleve bazë me 2.3 mld, rritje e importit të automjeteve të përdorura me 1.8 mld, energji elektrike 1 mld dhe pjesa tjetër veshje, konstruksione metalike, gaz, artikuj plastike etj.

Vendin e dytë e kanë të ardhurat nga akciza që kanë grumbulluar mbi 6.3 mld lekë nga rritja e importit të karburantit me +3.4 miliardë, rritja e importit të cigareve me +2.4 miliardë, birrës me rreth 216 milionë lekë.

Taksa Doganore, solli 1 miliardë lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë.

Renta, me ndikim 468 milionë lekë për shkak te efektit të kombinuar midis rritjes së sasisë me rreth 31.000 ton dhe gati dyfishimit te çmimit mesatar dhjetë-mujor. Rreth 16 milionë lekë plus janë siguruar nga mineralet e tjera.

Të njëjtën ecuri kanë edhe mallrat e akcizës në periudhën Janar-Tetor, në konsum, për periudhën 2016-2021 ku efektin më të madh e ka dhënë karburantet me 83 mijë tonë më shumë se e njëjta periudhë 10 mujore e vitit të kaluar ose rreth 20 mijë tonë më shumë se rekordi i mëparshëm i vitit 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë