Treg

Të ardhurat doganore u rritën me 24% për janarin dhe shkurtin 2022. Karburanti me rritjen më të lartë

Të ardhurat e arkëtuara nga dogana gjatë muajit janar-shkurt 2022, janë arritur me 24% nga e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se të ardhurat progresive nga doganat ne dy muajt e parë të vitit 2022 janë realizuar në masën 29.6 miliardë lekë nga 27.6 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 2 miliardë lekë më shumë. Në krahasim me 2-Mujorin 2021 janë realizuar rreth 5.8 miliardë lek më shumë.

Sipas burimeve zyrtare, mirëadministrimi, shërbimi me cilësi 24/7 ndaj biznesit dhe qytetarëve, analizat paraprake riskut dhe digjitalizimi shërbimeve, kanë siguruar mirëfunksionimin e sistemit doganor dhe shifrat rekord në mbledhjen e të ardhurave buxhetore në dogana.

Duhet vlerësuar se dy mujori Janar-Shkurt 2022 ka realizmin më të lartë të çdo dy-mujor që prej vitit 2013 me ndikimin sipas taksave:

Taksa Doganore + 91 Milionë lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë;

Akciza, në total +856 Milionë lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e karburantit të importit me rreth 5.500 ton në konsum, Cigarja me 220 Milionë.

TVSH, në total, T.V.SH-ja krahasuar me dy-mujorin 2021 ka dhënë rreth 4,7 Miliardë lek më shumë,

Renta me +164 Milionë lek për shkak të efektit të kombinuar midis rritjes së sasisë së eksportit të naftës bruto me rreth 4,000 ton dhe rritjes së çmimit të bursës me rreth 65%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë