Muzike

Taylor Swift: Të thuash ik nga skena, është si të thuash vrit veten

Prej kohësh dihet që Taylor Swift nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Kim Kardashian dhe Kanye West. Kjo gjë u vërtetua që prej këngës “Famous” të West, e cila tregonte se Taylor Swifft e kishte arritur karrierën e saj nëpërmjet seksit. Më pas mijëra njerëz e gjykuan atë duke bërë komente të pakëndshme në rrjetet e saj sociale, ku nëpërmjet tyre ishte dhe hashtagu #TaylorSwifftCancelled. Gjatë një interviste të fundit të këngëtares Swift për “Vouge”, mund të kuptojmë se sa e vështirë ka qenë për këngëtaren përballja më situata të tilla.

Ajo u shpreh se ka bërë një trajtim psikologjik dhe ishte shumë e vështirë për të, që të dëgjonte nga mijëra njerëz se e urrenin. Swifft tregoi se kishte marrë mesazhe të shumta nga fansat e çiftit, ku disa prej tyre i sugjeronin të vriste vete.
“Nuk mendoj se njerëzit do ta kuptojnë se çfarë do të thotë të urrehesh nga miliona persona. Kur thua që dikush duhet të anulohet, të ikë, është e tmerrshme sepse nuk po flet për një spektakël televiziv, por për një njëri. Të gjithë dërgonin mesazhe të shumta që të mbyllja gojën, të zhdukesha ose të vrisja veten”, ka thënë Taylor.

https://twitter.com/KimKardashian/status/754818471465287680

Duke hasur shumë vështirësi gjatë asaj kohë, këngëtarja ka shpjeguar se ishte aq e indinjuar, sa që mendonte vetëm reagimet e njerëzve. Ajo ka treguar se ishte zhdukur nga ekrani, vetëm për faktin se miliona njerëz i thoshin se nuk e donin më në skenë.
“E dija menjëherë se duhej të bëja një këngë në lidhje me këtë çështje, sepse e dija që ishte mënyra e vetme që mund ta mbijetoja. Ishte e vetmja mënyrë për të ruajtur mendjen dhe gjithashtu të tregoja se si është të kalosh diçka kaq poshtëruese,” është shprehur Swift.

https://www.instagram.com/p/B06EVGCDjIq/?utm_source=ig_web_copy_link

Gjithashtu, në këtë valë përvojash ajo ka treguar se tashmë është e shëndetshme dhe e fortë për të vazhduar edhe më tej karrierën e saj. Gjatë këtij muaji ajo do të përformojë hitet e saj më të fundit në skenën e madhe të MTV Video Music Awards. Ndër të tjera Swift ka deklaruar kohët e fundit se do të nxjerrë në treg albumin e saj më të ri të titulluar “Lover”.“

https://youtu.be/3tmd-ClpJxA

Ky album është një fillimi ri,” shtoi këngëtarja./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë