Muzike

Taylor Swift kritikon ‘privilegjin toksik të mashkullit’ në industrinë e muzikës

Taylor Swift është cilësuar nga “Billboard” si njeriu i vitit të enjten në mbrëmje, por fjalimi i saj nuk ishte i zakonshëm.
Në vend të falënderimeve tipike në këto raste, ajo kritikoi “privilegjin toksik mashkullor” në industrinë e muzikës.
Swift, tashmë 30 vjeç, mbajti një fjalim 15 minuta duke reflektuar mbi vitin e fundit të karrierës së saj dhe duke treguar mbi “luftërat” me të cilat ishte përballur. Ajo tha se në ditët e para të karrierës së saj kritikët kishin spekuluar një “bashkautor mashkull” ishin arsyeja e vërtetë e suksesit të saj.


“Nuk ishte ashtu. Pavarësisht se njerëzit dua ta shpjegojnë në mënyrë të tillë suksesin e një gruaje kështu unë i shkruaja vetë tekstet e mia,” shprehet ajo.
Ajo shtoi se gjatë 10 viteve të fundit ka parë se si gratë që janë pjesë e industrisë së modës, janë kritikuar për çdo gjë të mundshme.
“A keni dëgjuar ndonjëherë që dikush të thotë për një artist mashkull, “mua me të vërtetë me pëlqejnë këngët e tij, por nuk e si se çfarë ka që nuk më pëlqen tek ai?”, epo ajo kritikë është e rezervuar vetëm për ne,” shtoi ajo.
Gjithashtu, Swift solli edhe një herë në vëmendje, diskutimin e madh që pati me ish-menaxherin saj Scooter Braun, i cili ka marrë të drejtën ekskluzive për të shitur gjashtë albumet e saj të parë. Ajo u shpreh se kohët e fundit kishte pasur një eksperiencë të keqe, ku këngët e saj u shitën, njëjtë sikur të ishin një linjë këpucësh.

"Jam mjaft i sigurt se Scooter e dinte se si do të ndihesha për këtë. Gjithashtu, më lejoni t’ju them se një sërë njerëzish më kanë thënë “ nuk ka gjë sepse ai ka qenë gjithmonë i sjellshëm me ty”. Po ai gjithmonë ka qenë i sjellshëm me mua, por kjo nuk më ndalon të ngre këto shqetësime të rëndësishme për veten dhe për artistët e tjerë, pasi ne kemi të drejtë të zotërojmë muzikën tonë.
Gjithashtu, ajo shpjegoi se kur albumi i sj i parë fitoi çmimin Grammy, shumë kritikë, nisin të ngrinin dyshime mbi zërin e saj. Nëse kishte vokalin e duhur, nëse zëri i saj ishte i vrullshëm sa dukej. Ajo shprehet se atëherë nuk i kuptonte pse duhet të kishte aq shumë kritika, ndërsa sot e kupton që kur një grua arrin sukses në muzikë, kjo nuk përkon me rehatinë e atyre që nuk e duan.
"Unë shoh një zjarr në fytyrat më të reja në industrinë e muzikës, punën e të cilave i dua absolutisht. Unë e shoh atë në Lizzo, Rosalía, Tayla Parx, Hayley Kiyoko, King Princess, Camila Cabello, Halsey, Megan Thee Stallion, Princess Nokia , Nina Nesbitt, Sigrid, Normani, HER, Maggie Rogers, Becky G, Dua Lipa, Ella Mai, Billie Eilish, dhe kaq shumë gra të tjera të mahnitshme që po bëjnë muzikë tani,” shton ajo.
Swift u shpreh se femrat në muzikë kanë mbijetuar gjatë këtij viti, kanë arritur rekorde në shitje biletash dhe kjo ka ndodhur sepse ato dinë të punojnë fort.
“Faleminderit për një vit të mrekullueshëm, të lumtur, të lirë, të hutuar, ndonjëherë të vetmuar, por kryesisht të artë. Unë jam e nderuar të jem këtu sonte, faleminderit shumë,” përfundoi ajo./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë