Lajme

“Tatimpaguesit të vërtetojnë transaksionet”

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kërkon bizneseve të cilët janë pasivë dhe rezultojnë të kenë kryer transaksione, të vërtetojnë që transaksionet nuk janë kryer realisht, përndryshe do të bëhet menjëherë kalimi në status aktiv.

Tatimet thonë se deklarimet e pasakta përbëjnë shkelje dhe thyerje të rregullave të analizës së riskut dhe kjo i bën këta tatimpagues subjekt të kontrolleve apo vlerësimeve nga zyra.

Sipas tatimeve, nga monitorimi, për vitin 2018 rezulton se ka: mospërputhje të vlerës së eksporteve të deklaruar në doganë dhe në organet tatime; mospërputhje të vlerës së importeve të deklaruar në doganë dhe në organet tatime; tatimpagues pasivë që figurojnë blerës në librat e shitjes së të tretëve; tatimpagues pasivë që figurojnë shitës në librat e blerjes se të tretëve; tatimpagues që shesin tek tatimpaguesit pasive; mosdeklarim i saktë i blerjeve që verifikohet nga kryqëzimi i numrave seriale të faturave.

Gjithashtu do të kryhen vlerësimet përkatëse tatimore nëse tatimpaguesit nuk paraqesin prova që këto transaksione nuk janë kryer realisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë