Taksa

Tatimi mbi të ardhurat, ndryshime për përfituesit e dividentit

Personat fizikë nuk duhet të depozitojnë më tek tatimet vendimin se kush e merr fitimin prej shpërndarjes së dividentit.

Por, personi juridik, i cili dorëzon me vonesë në organin tatimor vendimin e destinimit të fitimit, penalizohet vetëm me një gjobë prej 10,000 lekë dhe jo më sikundër ka qenë me gjobë 10,000 lekë për çdo muaj vonesë .

Këto janë pjesë të ndryshimeve të “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, (të botuara në Fletoren Zyrtare nr.134, datë 18.09.2018).

Tatimet sqarojnë se këto rregullime vijnë si nevojë për reflektim e ndryshimeve të bëra në Udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për Tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar i cili në pikën 2.3.9 ka përcaktuar se : “Të ardhurat e personit fizik tregtar nga ushtrimi i aktivitetit tregtar tatohen vetëm sipas kreut III “Tatimi mbi fitimin” (nenet 16-32 të ligjit) në rastin e subjekteve me xhiro mbi 8 milionë lekë në vit dhe sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, për subjektet me xhiro deri në 8 milionë lekë në vit. Personi fizik tregtar nuk ka personalitet juridik të ndryshëm nga individi (i regjistruar si tregtar), ndryshe nga rasti i shoqërive tregtare dhe ortakëve të saj individë dhe rrjedhimisht fitimi neto i personit fizik tregtar nuk konsiderohet si e ardhur personale e tatueshme e individit, subjekt i pikës “g” të nenit 8 të ligjit””


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë