Taksa

Tatimet, thirrje bizneseve për fiskalizim: Deri tani ecuri pozitive

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se ecuria e fazës së parë të procesit të fiskalizimit ka qenë pozitive dhe shifrat janë rritur nga muaji në muaj.

Në raportin e DPT-së tregohen rezultatet e 4 muajve të parë të vitit 2021, pasi faza e parë e fiskalizimit nisi më 1 janar 2021, ku  bëhet fjalë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe enteve publike, ose ndryshe B2G, vetëm me faturë elektronike.

Dy fazat e tjera janë: transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve, B2B. Nis prej datës 1 Korrik 2021 dhe përkufizon monitorimin e pagesave të këtyre transaksioneve nëpërmjet sistemit bankar.  Transaksionet me para në dorë, B2C që nis prej datës 1 Shtator 2021.

DPT-ja i bën thirrje bizneseve që përfshihen në reformën e fiskalizimit para afateve të caktuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë