Taksa

Tatimet paralajmërojnë bizneset për diferencat në fatura: Do të ketë penalitete

Nga Gazeta ‘SI’ - Drejtoria e Tatimeve ka paralajmëruar bizneset për mospërputhje të deklarimit në faturën e shitjeve, në atë të librave të shitjes e-filing, përndryshe do të kenë penalitete.

Paralajmërimi i DPT-së vjen pasi janë parë disa raste ku ka kapasur diferenca midis deklarimit online dhe faturave të fiskalizuara.

 “Duke marrë shkas nga disa raste të vërejtura nga Administrata Tatimore, për diferenca midis Librit të Shitjes deklaruar në sistemin e-filing dhe faturave të regjistruara në sistemin e Fiskalizimit, Administrata Tatimore i sjell në vëmendje tatimpaguesve të jenë të kujdesshëm në procesin e deklarimit të Librave duke përfshirë të gjitha Faturat e Shitjeve”, - thuhet në njoftimin e Tatimeve.

 Vetë procesi i Fiskalizimit u përmbyll në fund të vitit 2022, nisur që në 2021-shin me synimin e deklarimit në kohë reale në faturave të shit-blerjes dhe po ashtu kontrolle real nga administrata tatimore.

Sipas të dhënave të administratës për vitin 2022 janë fiskalizuar 104.795 tatimpagues, ku 78.012 prej tyre janë biznes të vogla dhe 26.783 janë subjekte të mëdhenj.

Pas disa probleme ne sistemin online, ministria e Financave u la bizneseve 6 muaj kohe shtesë pa gjobë për të finalizuar proceset.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë