Lajme

Tatimet në terren për antiinformalitetin

Hetimi Tatimor në terren për subjektet me risk.

Kontrollet, sipas tatimeve kanë për qëllim parandalimin, ndërgjegjësimin, evidentimi dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e tatim-taksave, si dhe marrjen e masave administrative përkatëse ndaj shkeljeve tatimore.

Në fokus të kontrollove do të jenë zonat me aktivitet të lartë ekonomik, në subjektet më të frekuentuara gjatë periudhës së festave, si dhe në tregje e transport.

Ajo çfarë tatimet do të  kërkojnë janë; Faturimi dhe lëshimi i kuponit tatimor; identifikimi i tatimpaguesve që përdorin pajisje jo-fiskale në vendbiznes.

Kontrollet do të kryhen në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë