Biznes

Tatimet bllokojnë hotelet, nuk mbajnë përgjegjësi për pushuesit

Pushuesit që kanë prenotuar në hotelet e bllokuara nga tatimet për shkelje të ligjit, nuk janë përgjegjësi e tatimeve, por e subjekteve. Këtë e thonë burime nga tatimet për Gazetën “Si”.

“Mbi prenontimet e pushuesve është çështje e subjekteve pjesa e zgjidhjes me klientët e tyre, sa i përket pjesës së pagesave për këto prenontime. Në asnjë subjekt nuk kemi konstatuar pagesa fiskale që ta dokumentojnë një gjë të tillë dhe në rast se do të ishte konstatuar nga ana jonë do nisej sëbashku me praktikën DRT-se përkatëse për rivlerësim, në rast mosdeklarimi të tyre” – sqarojnë tatimet për gazetën “Si”.

Strukturat e Monitorimit Territorial në zbatim të planit operacional për sezonin turistik kanë bllokuar 80 subjekte të fushës së hotelerisë, ndër të cilat 76 subjekte janë të bllokuara pasi kanë rezultuar të paregjistruara dhe 4 janë bllokuar pasi janë konstatuar me shkelje të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor.

Në lidhje me bllokimet për 4 subjektet e konstatuara për 'Mosleshim kuponi tatimor, rasti i dytë'; 3 prej subjekteve të bllokuara janë Biznes i Vogël me TVSH dhe 1 subjekt Biznes i Madh.

Për të gjithë periudhën e zbatimit të planit operacional, 1 Korrik deri më datë 4 Gusht 2019 janë kontrolluar 710 subjekte të fushës së hotelerisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë