Biznes

Tatimet: Bizneset në Korçë kanë vetëdeklaruar fitimet gjatë festës. Penalitete për shkeljet


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se bizneset në qytetin e Korçës kanë vetëdeklaruar xhirot reale gjatë fluksit në kuadër të Festës së Birrës atje, në përputhje me ligjin.

Administrata Tatimore sqaron se subjektet kanë vetëdeklaruar me fatura tatimore të gjitha blerjet për produktet gjendje, për të cilat subjektet kanë para shitur me faturë tatimore të gjithë sasinë e produktit gjendje për t’i paraprirë numrit të lartë të qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj, pa penguar festën.

“Në zbatim të planit operacional, Administrata Tatimore ka ndërmarrë një plan të detajuar masash, ku një prej të cilave është angazhimi në terren i grupeve të punës, me qëllim monitorimin dhe ndërgjegjësimin e subjekteve për vetëdeklarimin e xhiros reale”,- sqarohet në njoftimin e ministrisë së Ekonomisë.

Tatimet kanë paralajmëruar se në rastet e konstatimit të shkeljeve, bizneset do të përballen me penalitetet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë