Taksa

Tatimet: Bizneset dhe individët kanë afat deri më 30 qershor për të përfituar nga fshirja e gjobave

Nga Gazeta ‘Si’- Administrata Tatimore u ka bërë thirrje tatimpaguesve që kanë deklarata tatimore të padorëzuara për periudha deri më 31 dhjetor 2024, t’i dorëzojnë ato brenda datës 30 qershor 2026, për të përfituar nga fshirja e gjobave, si pjesë e “Paqes Fiskale”.

Sipas ligjit, nga kjo skemë përfitojnë edhe gjobat që lidhen me deklaratat e padorëzuara, me kusht që ato të paraqiten deri në fund të këtij muaji.

Kjo u jep mundësi bizneseve dhe individëve që të rregullojnë detyrimet e mbartura ndër vite dhe të shmangin penalitetet përkatëse.

Administrata Tatimore thekson se deklaratat e dorëzuara pas 30 qershorit 2026 nuk do të përfitojnë nga fshirja e gjobave. Për këtë arsye, tatimpaguesit këshillohen të verifikojnë situatën e tyre në sistemin e-Filing dhe të dorëzojnë çdo deklaratë të mbetur pa paraqitur brenda afatit ligjor.

Kjo masë vjen pas mbylljes së fazës së parë të aplikimeve për “Paqen Fiskale” për biznesin e madh dhe është pjesë e paketës më të gjerë të lehtësive fiskale që synojnë normalizimin e marrëdhënieve mes tatimpaguesve dhe administratës.

Me afrimin e afatit përfundimtar, Tatimet po u bëjnë thirrje bizneseve dhe individëve të mos e lënë procesin për ditët e fundit, pasi pas 30 qershorit gjobat për mosdeklarim do të mbeten në fuqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë