Lajme

Task Forca Antikorrupsion në Shkodër, Gjonaj: 21 masa disiplinore

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një dalje për mediat bëri me dije se Task Forca Antikorrupsion kreu këtë javë inspektime në Shkodër, sipas një skeme të ndërtuar mbi bazën e denoncimeve nga qytetarët.

Nga këto ministrja u shpreh se janë dhënë 21 masa administrative, ku 9 prej tyre janë shkarkime nga detyra. Po ashtu ka shtatë zyrtarë të kallëzuar në Prokurori.

“Vetëm në dy javët e para të muajit shtator, Task Forca Antikorrupsion, e ka përqendruar veprimtarinë e saj me inspektime të detajuara në disa institucione të rrethit të Shkodrës si:

ZVRPP Shkodër

ALUIZNI Drejtoria Rajonale Shkodër

Spitali Rajonal Shkodër

Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Rajonit Verior

Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës Shkodër

Grupet e kontrollit në raportet përfundimtare të kontrolleve kanë rekomanduar 21 Masa disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna për:

Regjistruesin dhe 6 specialistë në Zyrën Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër;

1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist në ALUIZNI Shkodër

Ashtu si dhe për rastin e bërë publik dje në ZVRPP Shkodër, në të cilën u ndalua Regjistruesi dhe juristja, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës qendrore u vendos shkarkimi i menjëhershëm i Regjistruesit Shkodër dhe specialistes së kësaj zyre” u shpreh ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë