Bitcoin u rrit lehtë të martën e 11 shkurtit, pas rënies së një dite më parë, kur presidenti Trump miratoi disa taksa të reja për importet.
Kriptomonedha më e madhe në botë po tregtohet në vlerën e 98.4 mijë dollarëve. Që prej javës së shkuar çmimi i Bitcoin ka qenë i kërcënuar në një panoramë që i frikësohet një lufte botërore të tregtisë duke përfshirë dhe Kinën. Kjo ka ulur besimin e investitorëve tek kriptot dhe se Trump mund të marrë ndonjë vendim pozitiv për tregun, po ai që e nxiti çmimin e Bitcoin në 108 mijë dollarë.
Ekspertët presin një rritje të normës së interesit, që po ashtu do ndikonte për keq në mjedisin e kriptomonedhave, duke ulur “oreksin” e investitorëve për asete të rrezikshme siç është BTC.
Kriptomonedha e dytë më e madhe Ether u rrit me 3.3% në vlerën e 2.7 mijë dollarëve. Kriptomonedha e Trump u rrit me 6.8%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.