Lajme

Tarifa për Rrugën e Kombit, Rama: Çdo qindarkë investim për Kukësin

Nga sot, kanë nisur pagesat për kalimin në Rrugën e Kombit, por ndryshe nga të tjerët kuksianët do kenë tarifa të reduktuara. Por, kryeministri Rama përmes një statusi në “Twitter”, premton se të gjitha të ardhurat e mbledhura nga rruga do shkojnë për investime në Kukës.

“Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Ndjesë për shqetësimin e krijuar, do të bëjmë gjithçka që çdo qindrakë për rrugën të kthehet në investim. Kukësi do të bëhet shpejt me aeroport e do të ketë më shumë investime”, tha Rama.

Më herët, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar një video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshme nga kalimi në sportelet e Rrugës së Kombit.

Tarifa për kalimin e automjeteve në autostradën Milot – Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro). Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me TVSH.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë