Lajme

Tani bebet mund të fekondohen jashtë barkut të nënës

Shkencëtarët japonezë kanë bërë përparime të mëdha kohët e fundit përsa i përket inferlitetit. Ata kanë realizuar një hulumtimi që e kanë quajtur “ndryshimi i lojës”, një studim që ka potencialin të transformuar njëherë e përgjithmonë riprodhimin.Sipas tyre tashmë nuk do të nevojiten vezoret për të krijuar një embrion, por mund të përdoren qelizat e gjakut të gruas. Qeliza riprodhuese për të cilën po hulumtojnë shkencëtarët, nuk është një vezë e pjekur e fekonduar normalisht në trupin e një gruaje. Ata krijuan vezë nga qelizat e bishtit të miut duke i fekonduar jashtë trupit të njeriut, për të prodhuare embrione të qëndrueshëm. Pas këtij hulumtimi studiuesit thanë se janë në rrugën e duhur dhe se një ditë ata do të arrijnë  të krijojnë vezë dhe spermë në një pjatë.“Duke marrë parasysh sesa e vështirë ka qenë funksionimi i kësaj metode te njerëzit, mund të themi së ky hulumtim theu akullin. Kur dëgjova për të thashë me vete: Tani gjithçka mund të ndryshojë”, tha Eli Adashi, ish-dekane e mjekësisë dhe shkencave biologjike në Universitetin e Brounit. 

Për vite me radhë shkencëtarët po punojnë për të shfrytëzuar potencialin rigjenerues të qelizave staminale, duke shpresuar se ato mund të përdoren për të rigjeneruar muskujt e zemrës ose qelizat e humbura të trurit që shkaktojnë sëmundjen e parkinstonit. Zbulimi i një dekade më parë konsistonte në riprogramimin e qelizave të zakonshme të lëkurës ose të qelizave të gjakut në qelizat burimore, duke i bërë ato të afta për tu zhvilluar në çfarëdolloj indi në trup. Ai ka qenë një ndër arritjet më të mëdha në botën e kërkimit biomjeksor.Mitinori Saitou një shkencëtar japonez dhe gjithashtu studiues i qelizave staminale në Universitetin e Kiotos, i cili udhëhoqi këtë studim, ka punuar për vite me radhë për të aplikuar këtë mënyrë ferteliteti.Në eksperimentin e tij, ai krijoi qelizat burimore nga qelizat e gjakut të njeriut dhe më pas i zhvilloi qeliza riprodhuese. Ekipi i tij mbajti këto qeliza gjallë për katër muaj duke i bashkuar në një pjatë me qelizat vezore të miut. Qelizat u zhvilluan deri në fazën që zhvillohen normalisht në trupin e njeriut gjatë tremujorit të parë të shtatëzanisë.

“Unë mendoj se ky është një hap i rëndësishëm, por është nga ata hapa që do të përdoret kur të jetë i nevojshëm”, tha Henry Greely drejtor i Uinversitetit të Standfordit, dhe njëkohësisht autori i botimit të famshëm “Fundi i seksit dhe e ardhmja e riprodhimit njerëzor”. Shumë shkencëtarë mendojnë ky ndryshim është çështje kohe. Biologu i qelizave staminale në shkollën mjekësore të Harvardit, Toshi Shioda tregoi se edhe pse sfidat teknike mund të kalohen , ende mbetet rreziku i madh që foshnja e lindur nga një vezë e tillë mund të ketë sëmundje  te ndryshme.Edhe pse pyetjet e shkencëtarëve  marrin përgjigje nga eksperimentet, pyetjet e qytetarëve kanë filluar të shtohen. Njerëzit duan të dinë shumë mbi këtë eksperiment. A është e mundur që dikush të krijohet pa dijeninë e prindërve të tij nëse krijohen qeliza riprodhuese nga lëkura?

A do t’iu lejojë prindërve ky lloj fekondimi të zbulojnë sëmundjet gjenetike?Për shkencëtarët është koha për të filluar diskutimet rreth këtij eksperimenti, shpalljen e tij si të vlefshëm dhe gjykimin e publikut të gjerë.“Deri në kohën që do të botohet gazeta e ardhshme shkencore, padyshim që do të ketë reagime, veprime të kundërta të cilat nuk ju gjendet filli i motivimit, konsiderata politike apo fetare, që do të diskutojnë për këtë teknologji në mënyrë të pandërprerë”, tha Adashi ,duke shtuar se teknologjia mund të jetë gjithë kohës “ndryshues loje”Ndërkohë Shioda tha se do të ketë aplikime të drejtpërdrejta për këtë teknologji.Nëse studiuesit krijojnë një numër të madh qelizash riprodhuese, ata do të jenë në gjendje të testojnë dhe të kuptojnë se si ndikojnë ilaçet apo ekspozimet mjedisore ndaj vezës.

Gjithashtu ata do të kuptojnë se si kimioterapia, kimikatet toksike ose rrezatim i një centrali elektrik ndikon tek qelizat riprodhuese.Saitou tha se qëllimi i tij në të ardhmen është të zhvillojë një metodë që të zhvillojë këtë proces duke eksperimentuat tashmë me qelizat embrionale. Shkencëtarët tregojnë gjithashtu se gjatë gjithë kohës marrin emaile të shpeshta nga njerëz të ndryshëm që nuk mund të kenë fëmijë dhe dëshirojnë që teknologjia t’i ndihmojë. “Nëse ne mund ta bëjmë këtë, nëse funksionon dhe është e sigurt , qindra mijëra çifte mund të kenë fëmijë të lindur gjenetikisht,” tha Greely. Nuk ka asnjë arsye që tregon se nuk do të funksionojë, por e vetmja gjë që kam mësuar rreth biologjisë është se gjithmonë ka një mënyrë për të na habitur”./Washington Post/ 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë