Kundërshtarët e heqjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe kanë protestuar këtë të shtunë në Prishtinë duke sulmuar me vezë zëvendëskryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.
Autorët kanë hedhur në drejtim të zyrtarit të Lidhjes Demokratike ë Kosovës disa kokrra vezë.
“Taksën nuk bën me e heq”, dëgjohet njëri prej personave që dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj zv.Kryeministrit të Kosovës.
Sulmi ka ndodhur para godinës së Qeverisë. LDK e dënoi atë.
“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.