Taksa

Taksat e ndërtimit mbajnë ‘gjallë’ Bashkitë. Në 2023 u arkëtuan 13 mld lekë nga ndërtesat e reja

Nga Gazeta 'SI' - Bashkitë arkëtuan rreth 35 mld lekë në 2023-shin, me një rritje 11% nga 2022-shi.

Sipas shifrave, burimi kryesor i buxhetit lokal mbetet taksa e ndikimit në infrastrukturë, që përbën rreth 63% të të ardhurave tatimore në total. Ky zë mblodhi 13 mld lekë gjatë 2023-shit, 30% më i lartë se një vit më parë.

Tirana është bashkia që merr 72.2% të totalit të arkëtimeve nga taksa e infrastrukturës ose 2 mld lekë, ndjekur nga Kamza 8.4% ose 621 mln lekë, Kavaja, 2.9% 219 mln, Durrësi 2.8%, Himara 2.3%, Saranda 2.2% dhe Vlora 2.1%.

Edhe nga taksa e ndërtesës ku në total u arkëtuan 4.7 mld lekë, rezulton Tirana me përfitimet më të mëdha, pasuar nga Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora etj.

Qartazi bashkitë me më shumë leje ndërtimi të zhvilluara janë përfituesit kryesor të kësaj takse.

Ministria e Financave tregon se përgjatë 2023-shit ka patur një rritje nga arkëtimet e taksës së hotelerive, 385 mln lekë nga 290 mln në 2022-shin. Tirana mban rreth 37% të kësaj vlere, ndjekur nga vendet turistike si Durrësi me 16.4%, Saranda 9.3%, Shkodra 6.3% etj.

Paralelisht, taksat dhe tatimet nga biznesi i vogël të mbledhura nga bashkitë vijojnë të jenë me rënie 25% krahasuar me vitin paraardhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë