Taksa

Taksa e Kosovës ndaj Serbisë, 281 milionë euro më pak mallra serbe

Mbushen dyqanet e veriut të Kosovës me mallra serbe, Vuçiqi pranon se furnizimi ka shkuar përmes kontrabandës. Kurse ministri serb i Tregtisë Rasim Lajiq ka numëruar dëmet që ka pësuar shteti serb për nëntë muaj të aplikimit të taksës në importin e produkteve serbe.

Mediet kosovare kanë raportuar se ministri serb i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq, vazhdon të vajtojë për dëmet që i bëhen shtetit të Serbisë nga taksa 100 për qind e vendosur në produktet serbe.

“Nga nëntori i vitit të kaluar, nga momenti kur Prishtina vendosi taksën prej 100 për qind në produktet nga Serbia vazhdojnë vërejtjet, thirrjet, bindjet dhe konstatimet se ato janë të papranueshme”, ka thënë Lajiq për televizionin shtetëror serb RTS.

Sipas tij, prej asaj kohe janë dërguar më pak mallra në Kosovë në vlerën rreth 281 milionë euro.

“Nga 21 nëntori i vitit të kaluar deri më 8 gusht, do të thotë për 261 ditë, janë dërguar më pak mallra në Kosovë në vlerën prej 280.800.000 eurosh. Kjo do të thotë se në ditë dërgojmë më pak mallra në Kosovë për 1.075.000 euro, andaj ky është dëm i madh në kuptimin financiar për Serbinë. Ne të gjithë po harrojmë se në periudhën e njëjtë kur nuk ka pasur taksë në Kosovë kemi eksportuar mallra në vlerë 440 milionë euro. Vlerësimet janë se këtë viti do të shkonte edhe në 500 milionë”, ka argumentuar Lajiq.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë