Taksa

Taksa digjitale, ide e shkëlqyer. Pse nuk mund të jetë popullore në botë

Një nga taksat më të mëdha, të nxitura nga rritja e ekonomisë digjitale, ka qenë çështja e tatimit të firmave të mëdha, shumëkombëshe që dominojnë sektorin.

Por Organizata për Zhvillimin Ekonomik dhe Bashkëpunimin (OECD) ka shpresa të mëdha për të arritur një konsensus ndërkombëtar deri në fund të vitit.

Megjithatë, fokusi më i madh i reformave për këto taksa të planifikuara ka qenë në atë se si ato do të ndikojnë tek gjigandët teknologjik global si Amazon, Facebook dhe Google, ndryshimi potencialisht do të ndryshojë mënyrën në të cilën të gjitha bizneset e mëdha dhe multilaterale taksohen nga ekonomitë më të mëdha në botë.

Duke folur gjatë takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, José Ángel Gurría, Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së, nënvizoi disa sfida dhe sqaroi optimizmin e tij në lidhje me tejkalimin e tyre nga komuniteti ndërkombëtar.

“2019-ta do të jetë vendimtare,” ndjen ai. “Të gjithë elementët për një formulë të suksesshme përfundimtare do të zgjidhen në 2019-ën dhe po planifikojmë prodhimin e një udhërrëfyesi për 2020-ën. "Ekonomi e re– sfida të reja”

Vitin e kaluar, Google pagoi 64 mln $ taksa Mbretërisë së Bashkuar, për 262 mln $ fitime. Amazon i pagoi Mbretërisë së Bashkuar 6 mln $ në 2017-ën dhe 9.6 mln $ në 2016. Starbucks i pagoi 5.9 mln $ taksa Mbretërisë së Bashkuar në 2017 për 213 mln $ përfitime. Por në 2012-ën, gjingandi i kafesë u akuzua për ‘evitim taksash’ pasi u zbulua se zinxhiri i Starbucks kishte paguar veç 11.1 mln $ taksë korporatash në mbretërinë e Bashkuar për një periudhë 14 vjeçare.

Planet për të harmonizuar rregullat e taksave dhe të krijojë një kuadër të qëndrueshëm për tatimin e organizatave me operacione komplekse ndërkufitare në 34 vendet anëtare po zhvillohen prej OECD-së.

Rritja e ekonomisë digjitale ka krijuar modele biznesi që shkojnë përtej fushës së mbulimit të legjislacionit tatimor. Kjo për shkak se pjesërisht kjo ekonomi e re është ndërtuar në një sërë asetesh të paprekshme si të dhënat - duke përfshirë të dhënat personale. Por mbetet gjithashtu çështja e organizatave të mëdha’ strukturave operacionale.

OECD përshkruan një “numër domethënës të sipërmarrjeve shumëkomëbshe që kanë marrë masa proaktive për të riorganizuar marrëveshjet e tyre tatimore me aktivitetin e tyre real ekonomik, ose duke rishikuar pozicionet e tyre të çmimeve të transferimit ose duke zhvendosur dhe shitur mjetet e vlefshme, të tilla si ato të paprekshme".

Me pak fjalë, duke ndryshuar raportimin e tyre dhe strukturat e llogarive në përputhje me profilin e taksave më të favorshëm për tu adoptuar. Kjo jo gjithmonë reflekton marrëdhëniet mes vendit ku janë gjeneruar të ardhurat dhe ku të ardhurat pasuese taksohen.

Nivele të ndryshme të taksës mes vendeve janë pjesë e sfidës, por në thelb kjo është një çështje e përkufizimit të asaj që përbën të ardhurat e tatueshme dhe, po aq e rëndësishme, ku do të aplikohet.

“Të duhet të dakordohesh me të gjitha qeveritë e botës se cilat janë çështjet thelbësore, cilët janë përkufizimet, cili është trajtimi i përbashkët që duhet të adresohet për kompani të ndryshme në këtë botë digjitale në zgjerim e sipër,” ka shpjeguar Gurría.
Ku nuk ka dakordësi, mund të ketë harmoni?

Në 2018-ën, planet për të implementuar të ashtuquajturën taksën digjitale në Bashkimin Europian janë përballur me objeksione nga disa shtete anëtare.

Irlanda ka qenë veçanërisht e suksesshme në tërheqjen e investimeve të brendshme prej kompanive të mëdha teknologjike, përfshirë Apple, Facebook dhe Google. Është një prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian që ngre zërin i shqetësuar për planin harmonizues dhe tregoi planin për të bllokuar zbatimin e tij.

Në janar, Komisioni Europian paraqiti një komunikatë se si të lëvizin nga votimi me unanimitet në votimin e shumicës së kualifikuar në politikën e taksave të BE-së.
Nën sundimin e rregullit të "shumicës së dyfishtë", një shumicë e kualifikuar arrihet nëse 55% e shteteve anëtare votojnë në favor dhe propozimi mbështetet nga shtetet anëtare që përfaqësojnë së paku 65% të popullsisë së BE-së.

Sipas Komisionit, vendimet munden të ndalen ende një një ‘minoritet bllokues’, por ky minoritet bllokues mund të formohet nga të paktën katër Shtete Anëtare që përfaqësojnë më shumë se 35% të popullatës së Bashkimit Europian.

Megjithatë, marrja e pëlqimit për të devijuar nga votimi unanim do të kërkojë pëlqimin unanim të të gjitha shteteve anëtare. Diçka që nuk ka gjasa të ndodhë, veçanërisht pasi Irlanda tashmë ka lënë të kuptohet se do të përdorë veton e saj nëse lind nevoja.
OECD është shprehur se konsultimi është më i mirë se detyrimi ku harmonizimi i taksave është shqetësues dhe është e qartë që nuk duhet të zvarritet në një seri situatash që sa vijnë e përkeqësohen.

Shumica e objektivave të mundshëm të taksave më të ashpra për tregun digjital janë biznese të mëdha amerikane, shumë prej të cilëve janë kritikuar në mënyrë të ndryshme mbi shumat e tatimit të paguar në juridiksione të huaja.

Nëse SHBA-të do të interpretojnë lëvizje të tilla si zgjerimin e një luftë tregtare amerikane kundër BE-së, nuk mund të parashikohet. Por ky është një rezultat i mundshëm sipas disa vëzhguesve në fjalë.

Kur harmonizimi i taksës është diskutuar në 2015-ën, kryetari i atëhershëm i Komitetit të Mjeteve të SHBA-ve, Paul Ryan tha: "[Programi i reformës i OECD] po përpiqet që në thelb të krijojë një bazë tatimore të korporatave vendase [amerikane]. Pra, ne duam të sigurohemi që Thesari ynë ka një front të bashkuar kundër këtij drejtimi ".

Sipas Gurría, një prej sfidave më të mëdha është thjesht sepse ky është një territor i ri për autoritetet e taksave. “Nuk ka (një) model të vetëm biznesi dhe problemi është që zgjidhjet tradicionale nuk (janë) të aplikueshme sepse nuk ka kompani të tjera si Facebook, nuk ka kompani të tjera si Google ose Amazon. Ato janë të vetme në llojin e tyre.

“Ne me të vërtetë kemi nevojë të gjejmë qasje të reja, dhe ne mund ti gjejmë vetëm duke u konsultuar me kompanitë.”

*Burimi: Forumi Ekonomik Botëror


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë