Motosport

Takoi një të infektuar, Hamilton tregon pse nuk është testuar për koronavirus

Lewis Hamilton ishte i pari që kërkoi që F1 të ndalej e beteja e tij personale kundër koronavirus vazhdon duke ndjekur rregullat e OBSH në këtë periudhë të vështirë. Gjithashtu sepse qarkulluan thashetheme se është pozitiv ndaj virusit. “Kam lexuar shumë spekulime për shëndetin tim, pasi dy persona me të cilët kam pasur kontakt kanë rezultuar pozitiv. Dua t’iu bëj të ditur se jam mirë. Nuk kam simptoma e kanë kaluar 17 ditë që kur jam takuar me Sophie e Idris”, ka shkruar piloti i Mercedes për të treguar të vërtetën.

https://twitter.com/LewisHamilton/status/1241294407942516736

Kjo është ajo që ndodhi: “Kam folur me doktorin tim e kam kërkuar të bëj tamponin. Por e vërteta është se ka një numër të kufizuar tamponesh dhe ka njerëz që kanë më shumë nevojë se unë. Kështu, ajo që bëra është të izolohesha e të mbaja distanca nga njerëzit. Gjëja më e rëndësishme që çdo person mund të bëjë është të ketë besim, të mbajë distancat sociale sa më shumë të mundet që të jetë e mundur, e të lajë duart rregullisht e për të paktën 20 sekonda”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë