Kosova

Takimi për Asociacionin / Hovenier përsërit thirrjen për zbatim të të gjitha marrëveshjeve në dialog

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas diskutimeve në Ambasadë për çështjen e Asociacionit, ka përsëritur thirrjen që të gjitha marrëveshjet të zbatohen në kuadër të dialogut me Serbinë.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mirënjohës për akterët e ndryshëm të pranishëm, për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizave të tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Ambasada të martën mbajti një takim me përfaqësues qeveritarë, liderë politikë e shoqërinë civile për Asociacionin. Diskutimi ka qenë i mbyllur.

Nën rregullin “Chatham House”, të pranishmit janë të lirë të përdorin informatat nga diskutimi, por nuk u lejohet të zbulojnë se kush çfarë komenti të caktuar ka bërë. Si rregull i diskutimeve ekziston që nga viti 1927. Është përdorur kryesisht për diskutime mbi çështjet kontroverse. Emrin e ka marrë nga Instituti Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Mbretërisë së Bashkuar.

Një ditë para diskutimit, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit, dhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, kanë thënë se Asociacioni nuk nënkupton shtresë të re të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë