Futboll

Takim sekret në Dubai, Zidan do me çdo kusht Pogba te Reali (Foto)

Mes dëshirave të trajnerit Zinedin Zidan në merkaton e verës ishin dy francezët Pol Pogba dhe Kilian Mbape. Asnjëri prej tyre nuk u transferua në Madrid për arsye të ndryshme, por trajneri nuk heq dorë lehtë nga fiksimet e tij dhe ndoshta që në merkaton e janarit mund të ketë ndonjë surprizë të bukur për “galaktikët”.

“Daily Mail” ka publikuar një foto ekskluzive, ku shfaqen trajneri i Realit dhe mesfushori i Mançesterit, Pol Pogba. Janë takuar në Dubai dhe biseda e tyre sigurisht që ka pasur si temë kalimin e mundshëm te futbollistit francez në Madrid. Drejtuesit e Realit tentuan deri në fund të merkatos së verës për Pogba, po ashtu edhe për Mbape, por nuk ia arritën qëllimit. Janë dy lojtarë klasi, të cilët do ta ndryshonin krejtësisht situatën te Reali, por duhet pritur. Ndoshta pas takimit të fundit bisedimet mund të kenë avancuar.

Zidan dhe Pogba takohen në Dubai. Foto "Daily Mail". Gazeta Si, 18 tetor 2019

Në verë Real Madridi afroi disa futbollistë, ku veçohen Eden Hazard dhe Luka Joviç, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur t’i sjellë asgjë të re ekipit të Zidan. Për këtë arsye ai po ngulmon që të blejë dy patriotët e tij, një ekspert si Pol Pogba dhe një sulmues klasi si Kilian Mbape.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë