Futboll

Takim në Monako, Nejmar tani është me një këmbë në “Camp Nou”

Mesa duket po bëhet realitet, Nejmar është shumë pranë rikthimit te Barcelona. Mediet kryesore spanjolle në këto momente flasin për këtë tratativë që duket se po shkon me sukses drejt rikthimit të brazilianit në Katalonjë.

LEXO EDHE:
Barcelona në sulmin final, 130 milionë euro dhe 3 lojtarë për Nejmar

Prej orës 12 të ditës së sotme presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu dhe ai i PSG Naser Al Khelaifi kanë mbërritur në të njëjtën kohë në hotelin 'Le Meridien' në Monako, ku pak minuta më parë filloi mbledhja e Komisionit të Strategjisë së UEFA-s. Në këtë takim të dy krerët e klubeve, po shfrytëzojnë mundësinë për të vazhduar negociatat për transferimin e Neymar. Në takim presidentët e Barçës dhe PSG do të përpiqen të zhbllokojnë negociatat midis të dy klubeve, pas refuzimit që bëri klubi parizian për propozimin e fundit të paraqitur nga Barça.

Oferta e fundit e Barcelonës ishte 130 milionë euro plus transferimet e Rakitic, Todibo dhe të Dembélé në Paris, por ky propozim është refuzuar nga PSG, e cila kërkon më shumë para dhe argumenton se nuk ka kohë për të negociuar me lojtarët e ofruar nga Barça pasi mbyllja e merkatos është shumë pranë.

Takimi që është duke ndodhur në këto momente në Monako mes Bartomeu dhe Al Khelaifi do të jetë vendimtar nëse Barça ka akoma ndonjë mundësi për të nënshkruar me Neymar këtë verë. Sot është dita kyçe dhe shumë shpejt tifozët e Barcelonës pritet të kenë sulmin e ëndrrave, Grizman, Mesi, Nejmar, Suarez për të tentuar çdo trofe të mundshëm.

Ndërkohë konfirmim për mbylljen e këtij transferimi ka dhënë edhe gazetari i njohur italian për çështjet e merkatos, Xhanluka Di Marzo.

https://twitter.com/DiMarzio/status/1167060271518703616

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë