Futboll

Barcelona në sulmin final, 130 milionë euro dhe 3 lojtarë për Nejmar

Katalanasit nuk heqin dorë nga sulmuesi brazilian. Ata duan të rikthejnë në ekip me çdo kusht Nejmarin dhe për këtë lëvizje janë gati të bëjnë çmenduri në këto momente të fundit të merkatos. Oferta e fundit për PSG-në, sipas shtypit spanjoll, është vërtet joshëse dhe mbetet të shihet tani reagimi i klubit francez.

Barcelona ka fiksuar shifrën e 130 milionë eurove, plus tre lojtarë, për të marrë Nejmarin. Mesfushori kroat Ivan Rakitiç, sulmuesin anësor Osmane Dembele dhe mbrojtësi i ri Todibo janë tre të sakrifikuarit e klubit katalanas për sulmuesin brazilian, i cili nuk është i lumtur në Francë dhe nuk ka diskutim që e dëshiron rikthimin në Spanjë. Nga ana tjetër, drejtuesit e PSG-së nuk duan ta lëshojnë Nejmarin, pavarësisht problemeve që ai ka krijuar në skuadër sezonin e fundit. Ndoshta 130 milionë eurot dhe tre lojtarët e ofruar nga Barcelona do t’ua ndryshojnë mendjen francezëve.

Ivan Rakitiç, mesfushori që Barcelona mund ta sakrifikojë për Nejmarin. Gazeta Si, 29 gusht 2019

PSG duket se kërkon të përfitojë sa më shumë edhe nga fakti që për Nejmarin është i interesuar edhe Real Madrid. Për momentin duket se vetë lojtari preferon më shumë një rikthim te Barcelona se kalimin te rivalët e përjetshëm të katalanasve. Zërat e fundit nga merkatoja flasin edhe për një interesim të fortë të Barcelonës për mesfushorin gjerman të Juventusit, Emre Çan, i cili duket se ka dalë jashtë skemave të trajnerit Mauricio Sarri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë