Njerez

Tajlandë, historia e 13-vjeçarit që vdiq në ring si luftëtar

Është shembur në tapet pas një serie goditjesh të forta në kokë, në ringun e një qyteze të Samut Prakan në Tajlandë.

Për fat të keq ka ndërruar jetë për shkak të hemorragjisë cerebralee pas tre ditësh në spital. Ishte një profesionist me përvojë i Muay Thaimm i quajtur ndryshe kikboks lokal. Dhe ishte ndeshja e 170 e një karriere të nisur pesë vjet më parë. Quhej Anucha Thasako dhe ishte 13 vjeç.

Anucha Thasako, i njohur në këtë sport nën pseudonimin Phetmongkol Sor Wilaithong, u dërgua në spital, por kurrë nuk u kthye në vetëdije dhe u shpall i vdekur dy ditë pas shtrimit të tij në spital.

Mungesa e mbrojtjes së kokës ishte fatale për boksierin-fëmijë. Sipas mediave lokale, 13-vjeçari, një jetim dhe i adoptuar nga xhaxhai, ishte shtyrë nga të afërmit për të luftuar.
Në Tajlandë është e zakonshme që fëmijët shumë të vegjël të ngjiten në ring. Në fakt, nëpërmjet ndeshjeve, Mauy Thai, djemtë mund të kontribuojnë financiarisht për mbështetjen e familjes. Në çdo takim ka një shumë parash të vendosur për fitoren. Me këto para, Anucha pagoi për studimet e tij. Gjatë varrimit të të miturit, xhaxhai i tij, Aphichati Wannaphakdi, tha se nuk ishte i zemëruar as me gjyqtarin as me djalin: “Kjo ndodh në sport”, – u shpreh ai.

Kundërshtari i tij, një tajlandez 14-vjeçar, tha se nuk donte të ndalonte luftimet, sepse ai thotë: “Më duhet të fitoj për të shkuar në shkollë”. Dhe ka nxjerrë në ankand pantallonat sportive të ndeshjes, ku humbi jetën Anucha, për të ndihmuar gjithashtu familjen e sfiduesit të tij.

Në Tajlanë janë rreth 10 mijë boksierë të federuar nën moshën 15 vjeç të Muay Thai dhe përllogariten deri në 300 mijë fëmijë që ngjiten mbi ring, duke u stërvitur dhe bërë profesionistë. Parlamenti i Bangkokut po diskuton për një ligj për të rritur moshën e luftëtarëve të vegjël: limiti do të ishte 12 vjeç.

Edhe nëse ky ligj do të kishte hyrë në fuqi, 13-vjeçari do të kishte vdekur gjithsesi. Urdhri i mjekëve tajlandezë, nënvizon se numri i madh i goditjeve të pësuara nga fëmijët, që kanë kocka drejt zhvillimit, shkaktojnë rreziqe të mëdha dëmesh cerebrale, si hemorragjia që ka prekur fatkeqësisht Anuchan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë