Lajme

Tahiri anulon konferencën: Nuk ka lidhje me dorëheqjen e Xhafajt

Konferenca e lajmëruar një ditë më parë për paraditen se së shtunës në hotel “Rogner”, është anuluar sot nga Saimir Tahiri, në një kohë kur sapo doli lajmi i dorëheqjes së pasuesit të tij në ministrinë e Brendshme, Fatmir Xhafajt.Arsyet e këtij anulimi të beftë nuk janë bërë të ditura, por ajo çka dihet është shtyrja e kësaj konference për javën e ardhshme.

I kontaktuar nga gazetari i “Panorama Online”, nëse ky anulim kishte të bënte me zhvillimet e fundit dhe dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, ish-ministri i Brendshëm dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste ka thënë se nuk ka qenë kjo arsyeja. ““Dorëheqja e Xhafës? S’ka lidhje. Konferenca ka lidhje me interesin publik”, mësohet të jetë shprehur  Tahiri.

Dy ish-ministrat nuk kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Kur erdhi në detyrën e ministrit të Brendshëm, Xhafaj  kritikoi ashpër punën e Policisë së Shtetit gjatë drejtimit të Tahirit, kryesisht në luftën kundër kanabizimit të vendit

 

Më Shumë