Politike

Tabaku: Pozitive është që opozita po shkon drejt bashkimit, njoh Bardhin si kryetar grupi  

Jorida Tabaku, e cila me ndryshimet e fundit të statutit të PD-së së Rithemlimit është bërë pjesë e kryesisë së partisë, deklaroi se opozita po shkon drejt bashkimit. Tabaku nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, por tha se mbështet Bardhin si kryetar grupi dhe se më rëndësi nuk është pozicioni që merr secili në parti por lufta ndaj keqqeverisjes.   

“Jam pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kam mbështetur Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD-së. Pozitive është që opozita po shkon drejt bashkimit. Është e rëndësishme që ne po shkojmë tek njerëzit. Duhet të mos sulmojmë njëri-tjetrin, por të kritikojmë qeverinë e Edi Ramës. Nuk ka rëndësi se ku jam, e rëndësishme është që të bëjmë opozitë ndaj kësaj keqqeverisje. E rëndësishme është që opozita të bëhet më e gjerë, që të mos humbasë asnjë votë. Ne do të çojmë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për profesionet e lira. Unë nuk besoj tek barazia, por tek drejtësia. Duhet të ketë drejtësi, çdokush të marrë atë që meriton...”, tha Tabaku


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë