Kuriozitete

Ta dëgjosh apo ta shikosh…Kjo është dilema e fundit për pornon

Njerëzit mund të eksitohen në disa mënyra dhe, përmes të dëgjuarit duket se po kthehet në një prej mënyrave të tyre të preferuara. 

Audiot me përmbajtje erotike po bëhen gjithnjë e më të pëlqyera veçanërisht nga vajzat.

Këto audio mund t'i gjeni në podkaste, faqe interneti apo aplikacione. Ato mund të përmbajnë një histori seksuale, apo zëra që bëhen gjatë seksit si rënkimet. "Boshllëqet" e mbetura plotësohen nga imagjinata...

Caroline Spiegel, themeluese e aplikacionit audio erotik Quinn, tha se ideja e saj për aplikacionin ishte frymëzuar nga "Tumblr".

Të gjitha pjesët audio të gjetura në aplikacionin Quinn janë me zë, pa përmbajtje video ose fotografie, duke lejuar që platforma të ofrojë vetëm "pornografi etike" për abonentët e saj.

"Askush në fakt nuk po bën seks dhe askush nuk paguhet për të bërë seks," shpjegoi Spiegel.

Të gjitha aktet seksuale të përshkruara janë plotësisht të kryera me miratimin e të dy palëve. Përveç kësaj, aplikacioni ndalon rreptësisht përmbajtjen që përfshin histori të "përdhunimeve, të miturve, incestit dhe kafshëve". Megjithatë, "krijesat njerëzore" të fantazisë, siç janë vampirët, lejohen.

Quinn aktualisht ka mbi 740.000 përdorues./Popcrush


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë