Politike

Surprizë nga Berati, baza e PD skualifikon biznesmenin Astrit Veliaj

Votimi i bazës së Partisë Demokratike për Qarkun e Beratit ka prodhuar një prej surprizave më të mëdha në këtë proces deri më tani.

Baza ka miratuar 24 nga 26 kandidatët e filtruar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave.

Ajo që bie në sy është se mes dy emrave që nuk morën pëlqimin e bazës është edhe ai i biznesmenit Astrit Veliaj.

Veliaj u zgjodh deputet në 2013 në këte qark, ndërsa në 2017 renditej i dyti fill pas një ish-figure me peshë në PD si Eduard Halimi.

Veliaj hyri në Parlament pas dorëheqjes së Eduard Halimit, ndërsa në 2019 iu bashkua vendimit politik për djegur mandatet, duke ja lënë vendin Lefter Maliqit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë