Moti

Surprizat e motit gjatë fundjavës

Masa ajri më të freskëta të paqëndrueshme po ndikojnë territorin e Shqipërisë. Moti sot është dominuar nga vranësira mesatare dhe rreshje shiu të cilat fillimisht kanë prekur Veriun e vendit. Rreth mesditës dhe pasdites rreshjet përfshinë pjesërisht dhe zonën perendimore.

Temperaturat kanë vijuar me rënie. Në zonat malore kanë qene nga 16 deri në 28 gradë, në zonat e ulëta vijonë nga 16 deri në 33 dhe në bregdet nga 20 deri në 29 grade
Dita e diel sërisht do rikthejë qendrueshmerine. Moti do te jetë me diell në zonën bregdetare dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore dhe përreth tyre.
Temperaturat do të mbeten pa ndryshime të konsiderueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë