Politike

Surpriza e Asamblesë / Shkarkohet gjithë sekretariati i PS. Klosi, Sekretar i Përgjithshëm deri në vjeshtë kur mbahet kongresi

Ndryshe nga sa u lajmërua se do të ishte një mbledhje e gjatë e Asamblesë, kryeministri Edi Rama i mbajti me dyer të mbyllura drejtuesit socialistë vetëm 50 minuta në atë që pritej si një analizë e gjatë për zgjedhjet e 14 majit, nga ku pritej të caktoheshin përgjegjësitë për secilin.

Kryeministri Edi Rama e shkaktoi furtunën për të cilën u paralajmërua, por jo ajo që pritej apo ishte përfolur.

Mësohet se Asambleja Kombëtare ka shkarkuar me propozim të tij të gjithë sekretariatin e PS.

I vetmi që është konfirmuar deri në fund shtatori është Blendi Klosi si Sekretar i Përgjithshëm. Në vjeshtë Rama pritet që të mbledhë sërish Asamblenë dhe më pas kongresin e PS

Ajo që nuk kuptohet deri më tash është arsyeja  e këtij vendimi sa kohë që PS-ja fitoi bindshëm zgjedhjet e 14 majit dhe sic është shprehur edhe vetë Damian Gjiknuri më herët pritshmëritë e PS-së ishin përmbushur. Atëherë pse ky vendim drastik? A lidhet në fakt ky vendim më shumë me hetimet që ka ndërmarrë dhe ka në dore SPAK?

Ndërkohë u emërua Blendi Çuçi kryetar i grupit parlamentar ku pak rëndësi ka këtë periudhë sa kohë që Kuvendi i ka mbyllur punimet për këtë sesion. A paralajmëron zgjedhja e kreut të grupit ndonjë seancë të jashtëzakonshme Kuvendi? Kjo mbetet për tu parë në varësi të zhvillimeve që do të paralajmërojë SPAK  

Një tjetër pikëpyetje e madhe e ditës së mërkurë ishte edhe shkarkimi apo  jo i Delina Ibrahimajt nga detyra e Ministres së Financave. Burime nga PS-ja dhe qeveria shpërndanë lajmin se ishte shkarkuar vetëm pak orë para fillimit të Asamblesë. Por në nisje të saj ishte vetë Rama fillimisht dhe më pas Ibrahimaj që e mohuan. Një deklaratë e shkurtër dhe verbale nga ana e tyre si vetë burimet më herët për fatin e Ibrahimajt në atë ministri


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë