Futboll

Superiorja dhe Kategoria I, kalendari zbardhet të mërkurën

Kalendari i kampionatit “Abissnet Superiore 2023-2024” dhe ai i “Kategorisë së Parë 2023-2024”, do të zbardhen këtë të mërkurë. Në ambientet e sallës së konferencave në ‘Shtëpinë e Futbollit’ do të hidhet shorti për edicionin e ri të këtyre dy kampionateve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se shorti për edicionin e 85-të të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe “Kategorisë së Parë” do të hidhet paraditen e së mërkurës. Duke nisur nga ora 11:00.

Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë në 19 gusht 2023. Dhe është planifikuar të mbyllet në 11 maj 2024. Ndërsa kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të nisë në 2 shtator. Dhe të mbyllet në 8 maj.

Në kampionatin ‘Abissnet Superiore’ këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Skënderbeu, KF Egnatia, FK Dinamo dhe KF Erzeni.

Ndërsa në kampionatin e ‘Kategorisë së Parë’ do të marrin pjesë këto skuadra: KF Bylis, KS Kastrioti, Flamurtari FC, FK Tomori, KS Korabi, FK Apolonia, KF Luz i Vogël 2008, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora, Elbasani. (Supersport)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë