Kuriozitete

Superhëna blu shfaqet sonte, një perlë në qiellin e natës

Hëna e plotë e këtyre ditëve, e dyta për këtë muaj, është një ndodhi e rrallë qiellore pasi do të jetë më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht.

Hëna blu pritet të shfaqet më e plotë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:37 dhe është e dyta në një muaj të vetëm.

Çfarë është superhëna blu?

Një superhënë ndodh kur faza e hënës së plotë është më afër Tokës. Sipas NASA-s, rritja e dukshme e madhësisë është 14 për qind.

Superhënat zakonisht shihen çdo tre ose katër muaj. Kjo do të jetë e treta për këtë vit.

Hënat blu, nga ana tjetër, ndodhin vetëm çdo dy ose tre vjet ndërsa superhënat blu janë edhe më të rralla pasi ndodhin një herë në 10 vjet ose më shumë. E fundit ishte në vitin 2018 gjatë një eklipsi hënor, dhe superhënat e ardhshme blu do të ndodhin në vitin 2037.

A do të duket hëna me të vërtetë blu?

Jo. Termi "hënë blu" nuk përshkruan në të vërtetë ngjyrën e saj, dhe hëna do të duket kryesisht si grija e saj e zakonshme. Sipas NASA-s, termi "hëna blu" përdoret për t'iu referuar hënës së tretë të plotë në një sezon që kishte katër hëna të plota.

Superhëna blu do të jetë e dukshme kudo. Kjo do të thotë se gjithçka që duhet të bëni është të shikoni qiellin për ta parë atë. NASA rekomandon përdorimin e dylbive ose teleskopit për të parë më shumë strukturën e hënës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë