Motosport

Super Hamilton në Rusi, “pole position” i 96-të në karrierë

Ljuis Hemiltoin i papërmbajtshëm në Rusi. Piloti anglez i Mercedesit ka siguruar “pole position” e 96-të në karrierë dhe nesër ka rastin të arrijë 91 fitoret e Mikael Shumakerit, i cili mban rekordin absolut. Hemilton arriti në Soçi një kohë më të mirë se Maks Vershtapen i Red Bull-it.

I treti u rendit Valteri Botas, piloti tjetër i Mercedesit. Një problem i mundshëm për Hemilton në garën e nesërme mund të jenë gomat. Ai do të niset me shumë mundësi me goma të bota, ndryshe nga Vershtapen dhe Botas, që do të nisen me goma të mesme.

Makina e Hemilton në pistën e Soçit. Gazeta Si, 26 shtator 2020

I katërti do niset Serxhio Perez me Racing Point, pas tij Daniel Riçardo me Renault, përpara Karlos Sainz (McLaren) dhe Okon (Renault). Norris mbyll katër rreshtat e parë, ndërkohë që për Ferrarin gjithçka ka shkuar keq dhe Leklerk do të niset i 11-ti, kurse Sebastian Fetel, i cili pati një incident të frikshëm, do të niset i 15-ti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë