Njerez

“Super-gjyshja” hidhet me parashutë 102 vjeçe! (Video)

Hedhja me parashutë nuk është pikërisht aktiviteti i parë që vjen në mend kur mendon për një të moshuar 102-vjeçare. Në vend të kësaj, australiania Irene O'Shea, e bëri me të vërtetë: ajo u hodh nga një lartësi prej më shumë se 4 mijë metra.

“Super-gjyshja” arriti një rekord të ri dhe e bëri këtë për një qëllim bamirës: për të mbledhur fonde për të kuruar sëmundjen e motoneuronit, nga i cila humbi jetën vajza e saj.

102-vjeçarja u hodh nga një lartësi prej 4300 metra në qiellin e Australisë jugore. Ajo zbriti duke thënë "është e gjitha normale, nuk ka problem: ishte kënaqësi". Në të vërtetë nuk ishte hera e parë që Irena ndjeu flladin e parashutës: ajo kishte festuar ditëlindjen e 100-vjetorit të saj dhe dy vjet më vonë vendosi të përsëriste përvojën.

Me këtë hedhje të re ajo ka thyer çdo rekord: ajo është personi më i vjetër në botë që është hedhur me parashutën. "Moti ishte i qartë, por ishte shumë i ftohtë". Gruaja e vjetër e bëri këtë për të mbledhur para për “Motor Neurone Disease Association of South Australia”: ajo humbi vajzën e saj për shkak të sëmundjes së neuronit motorik dhe që atëherë ka ndihmuar gjithmonë ata që vuajnë nga kjo gjendje.

https://www.youtube.com/watch?v=I2N5vvP3GyA

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë