Bota

Sulmohet Franziska Giffey, ish-kryetarja e Bashkisë së Berlinit goditet në kokë dhe qafë

Gazeta Si - Franziska Giffey, ish-kryetarja e Bashkisë së Berlinit në Gjermani, aktualisht një senatore social-demokrate me përgjegjësi për ekonominë e administratës së kryeqytetit gjerman, u sulmua nga pas shpine nga persona të panjohur që e goditën në kokë.

Giffey, e cila në të kaluarën ka punuar edhe si ministre e Familjes së bashku me Angela Merkel, është sulmuar një ditë më parë në lagjen “Neukoelln”, njoftoi policia, e cila hapi një hetim.

46-vjeçarja është goditur “nga pas nga një burrë”, i cili është larguar menjëherë, “i cili ka përdorur një çantë me diçka të fortë dhe që e ka goditur në kokë dhe qafë”, fatmirësisht pa i shkaktuar dëmtime të rënda.

Ish-kryetarja e bashkisë u dërgua në spital ku u trajtua dhe nga ku doli pas analizave mjekësore.

Sulmi pason atë që ndodhi të premten e kaluar kundër kreut të SPD, Matthias Ecke, i cili u qëllua dhe u plagos rëndë nga një grup adoleshentësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë