Njerez

Sulmi në Melburne, heroi i pastrehë që ndaloi terroristin (Video)

I ashtuquajturi “trolley man” (njeriu i karrocës) Michael Rogers, është bërë një farë heroi kombëtar në Australi, pasi të premten ka provuar të ndalojë vrasësin e Melburnit, 30-vjeçarin nga Somalia, i cili qëlloi me thikë dhe vrau një pronar restoranti me origjinë italiane, Sisto Malaspina dhe plagosur dy persona të tjerë.

Për Rogers ka nisur një solidarizim social: deri tani janë mbledhur një shumë prej 100 mijë dollarësh australianë, duke parë se ai është i pastrehë.

Rogers, me një kurajë dhe vendosmëri të madhe, nuk hezitoi të lëshojë karrocën e tij të marketit që po bënte pazar kundër agresorit, duke shmangur që zemërimi i tij vrastar të vazhdonte të goditste.

Killeri, sipas hetuesve, nuk kishte asnjë lidhje direkte meISIS-in, që më pas mori përsipër sulmin. I qëlluar me armë nga policia, autorivdiq në spital pak pas sulmit.

https://www.youtube.com/watch?v=E6MvA79-fOY

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë