Ne rrjet

Sulmi në Kapitol, Melania Trump refuzoi të qetësojë mbështetësit e presidentit

Në orën 1.25 pasdite të 6 janarit, Melania Trump merr një mesazh me tekst nga Stephanie Grisham, bashkëpunëtorja e saj më e ngushtë.

Kapitol Hill është nën sulm. Televizionet transmetuan imazhe drejtpërdrejt të përplasjeve të dhunshme midis policëve dhe mbështetësve të bashkëshortit të saj,ish-presidentit Donald Trump.

Janë orët më të errëta në historinë e fundit amerikane. Grisham i shkruan Zonjës së Parë: "Dëshironi të postoni në Twitter se çdo amerikan ka të drejtë të demonstrojë në mënyrë paqësore, por nuk mund të ketë vend për paligjshmëri dhe dhunë?". Një minutë më vonë Melania përgjigjet: "Jo".

Në atë moment gruaja e Donald Trump është në Shtëpinë e Bardhë, e angazhuar në një fotosesion për prezantimin e një qilimi të ri.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania

Një reagim shqetësues, por në përputhje të përkryer me atë të presidentit të atëhershëm. Kjo histori unifikuese përmbahet në librin e Stephanie Grisham, dalë më 5 tetor dhe që parashikohet nga faqja “Politico”.

Grisham, 45 vjeçe, e lindur në Kolorado, e rritur në Arizona, ishte një “Trumpiane” e hershme.

Ajo mori pjesë në fushatën elektorale të ish-biznesmenti të Nju Jorkut dhe në vitin 2017 mbërriti në Shtëpinë e Bardhë si shefe e zyrës së shtypit të Melanias.

Në vitin 2019, ajo bëhet zëdhënëse e Trump dhe mban postin për rreth një vit. Në Uashington e kujtojnë, sepse ajo nuk u shfaq asnjëherë në dhomën e konferencave me gazetarët. Tani, me një prekje të ironisë sadiste, Grisham është kthyer në shesh me një vëllim kujtimesh të titulluar: “I’ll Take Your Questions Now: What I Saw in The Trump White House”,("Tani do t’i përgjigjem pyetjeve tuaja: Çfarë pashë në Shtëpinë e Bardhë Trump").

Ish-shefja e zyrës së shtypit Stephanie Grisham (majtas) dhe Melania Trump

Stephanie dha dorëheqjen disa orë pas shkëmbimit të mesazheve me Melanian. Ajo gjithashtu thotë se e pyeti Zonjën e Parë disa herë nëse do të ftonte Jill Biden, gruan e presidentit të zgjedhur, për çajin tradicional gjatë ditës.

Por edhe një herë Melania refuzoi: "Le të sillemi si Krahu Perëndimor (krahu i Shtëpisë së Bardhë ku punon presidenti)."Melania, - shkruan Grisham, - besonte, ashtu si burri i saj, se zgjedhjet presidenciale kishin qenë të parregullta".

Dje Melania Trump shkroi ​​një shënim të shkurtër: “Synimet pas këtij libri janë të dukshme. Është një përpjekje për të shpenguar veten pas një shfaqjeje të dështuar si ‘sekretare shtypi’ dhe pas një sezoni të sjelljes joprofesionale në Shtëpinë e Bardhë. Grisham përpiqet të fitojë audiencë dhe para në kurriz të zonjës Trump”.

Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë