Treg

Sulmi në Izrael rrit kërkesën për ar

Konflikti në Izrael që nisi të shtunën e 7 tetorit nga sulmet e Hamasit, ipo ndikon në tregun e mallrave globalë, duke i drejtuar investitorët tek ato të sigurtat.

Rreziku në rritje i tensioneve gjeopolitike brenda pak orëve rriti kërkesën për ar dhe për dollarin amerikan.

“Ky është një shembull i mirë se pse njerëzve u duhet ari në portofolet e tyre. Është mbrojtja e duhur kur ka kaos ndërkombëtar” tha Peter Cardillo, ekonomist në Spartan Capital Securities, i cili parashikoi se do të përfitonte edhe dollari.

Sa herë që ka trazira ndërkombëtare, dollari forcohet,” tha Cardillo.

Tregjet kanë reaguar javët e fundit ndaj një pritshmërie që normat e interesit në SHBA do të qëndrojnë të larta për një kohë të gjatë. Yield-et e obligacioneve janë rritur ndërsa dollari amerikan ka qenë në fitim të vazhdueshëm. Aksionet ndërkohë gjatë tremujorit të tretë, pësuan rëne të mprehtë por u stabilizuan në javën e fundit.

Wall Street tashmë po përballet me një rrezik të ri gjeopolitik pasi Izraeli i shpalli luftë Hamasit,” tha Edward Moya, analist i lartë i tregut në Oanda në Nju Jork.

Në përpjekje për të vlerësuar efektet e njëpasnjëshme të sulmit, analistët u fokusuan në çmimet e energjisë. Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 4 dollarë për fuçi në tregtinë aziatike të hënën.

“Periudha se sa do të zgjasë dhe nëse të tjerët do të detyrohen të përfshihen në konflikt do të përcaktojë nëse ky është një moment i madh apo jo për tregun.” tha Brian Jacobsen, kryeekonomist në Annex Ëealth Management, për situatën në Izrael./reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë