Ngjarje

Sulmi kibernetik nga Irani, INSTAT rikthehet ‘në punë’

Faqja e INSTAT e cila ishte hakeruar nga hakerat iranianë, është rikthyer në funksionalitet të plotë pas katër ditësh e bllokuar.

INSTAT me anë të dy reagimeve publike tha se janë prekur vetëm disa servera dhe jo të dhënat e CENS-it që sapo përfundoi. "Homeland Justice" mohuan këtë konstatim duke thënë se kanë vjedhur dhe fshirë 100 terrabyte të dhëna nga CENS-i.

Hakerat iranianë kishin marrë edhe të dhëna sensitive siç është numri i llogarive bankare të punonjësve të administratës dhe kanë publikuar numre personal, emër, mbiemër, numër celulari, adresë e-maili, adresë banimi, IBAN.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë