Futboll

Sulme raciste ndaj lojtarit të Monako, ndërpritet ndeshja në Pragë

Rikthehen sulmet raciste në stadiume, këtë herë e ka pësuar një lojtar i Monako në ndeshjen e turit të tretë paraeliminator të Ligës së Kampionëve në Pragë, ku francezët fituan 0-2 ndaj Spartës. Koret raciste kishin në shënjestër autorin e golit të parë, Aurelien Tchouameni. Ai u ankua për sulmet. Tifozët çekë e quajtën majmun, teksa ai festonte golin.

Pasi foli me trajnerin e tij Niko Kovaç, lojtari ia përcolli shqetësimin edhe arbitrit anglez Mickael Oliver. Ky i fundit, pas denoncimit të tij dhe kapitenit Wissam Ben Yedder, aplikoi protokollin në fuqi të UEFA-s. Ai ndërpreu lojën dhe i kërkoi spikerit të stadiumit t’i tërhiqte vëmendjen publikut se, në rast të përsëritjes së koreve raciste, ndeshja do të ndërpritej.

Tifozet çeke shajne Tchouamenin, teksa ai feston golin. Gazeta Si, 3 gusht 2021

Autoritetet e futbollit europian do të analizojnë me qetësi çështjen, kur klubet të ofrojnë të dhëna të tjera shtesë. Ndeshja më pas vazhdoi rregullisht dhe Monako fitoi 0-2. Ndeshja e kthimit luhet të martën në “Stade Louis-II”, me francezët të favorizuar nga rezultati i sotshëm.

Nëse gjithçka do të kalojë pa probleme, skuadra e Niko Kovaç do të ndeshet më pas me Shakhtarin ose Genkun në fazën e Play-Off-it të Ligës së Kampionëve. Mbetet për t’u parë njëkohësisht se si UEFA do t’i admisnitrojë incidentet raciste që ndodhën sot në Pragë gjatë ndeshjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë