Bota

Dy sulme trondisin Francën: Të paktën 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Dy sulme të veçuara kanë tronditur sot Francë, duke lënë të paktën tre viktima dhe disa të plagosur.

Pas një sulmi me thikë në Nisë, një tjetër sulmues ka kërcënuar me pistoletë kalimtarët dhe policët më qytetin e  Avignon në Francën jugore duke thirrur "Allah akber". Policia raportohet se e ka qëlluar për vdekje.

Disa orë para kësaj ngjarjejem një sulm me thikë ndodhi në zonën e bazilikës Notre-Dame de l'Assomption, në Nisë, rreth orës 9 të mëngjesit. Tre persona raportohet të kenë humbur jetën ndërkohë që disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gazeta franceze “Le Monde” shkruan se policia bashkiake ka ndërhyrë duke arrestuar autorin.

"Gjithçka sugjeron se kemi të bëjmë me një sulm terrorist", tha kryetari i bashkisë së Nisës Christian Estrosi, i cili është pranishëm në vendngjarje, së bashku me policinë.

Ai deklaroi se dy gra dhe një burrë kishin humbur jetën.

“Pas sulmit, një grua u strehua në një lokal aty pranë ku vdiq nga plagët e marra. Tjetra u vra në mënyrën më të tmerrshme, si mësuesi", tha kryebashiaku, duke iu referuar vrasjes së fundit të mësuesit Samuel Paty, të cilit iu pre koka në mes të ditës.

Presidenti Emmanuel Macron mësohet se është nisur për në qytet.

Pak pas ngjarjes së rëndë, Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, njoftoi në Twitter mbajtjen e një "takim emergjent" , për të diskutuar mbi sigurinë dhe ekstremistëve radikalë.

"Franca është edhe një herë viktimë e fashizmit islamik," shkroi në Twitter Estrosi.

https://twitter.com/cestrosi/status/1321732613120446465?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1321732613120446465%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.lemonde.fr%2Fsociete%2Farticle%2F2020%2F10%2F29%2Fattaque-au-couteau-a-nice-au-moins-un-mort-et-plusieurs-blesses-l-auteur-interpelle_6057753_3224.html

Ndërkohë, dhoma e ulët e parlamentit pezulloi një debat mbi kufizimet e reja të koronavirusit, pasi Franca do të hyjë në një bllokim të ri të premten dhe mbajti një moment heshtje për viktimat.

Sulmi vjen ndërsa Franca është ende e tronditur nga prerja e kokës së mësuesit francez të shkollës së mesme nga një mysliman me origjinë çeçene.

Sulmuesi kishte thënë se ai dëshironte të ndëshkonte Patyn për shfaqjen e karikaturave të Profetit Muhamed në një orë mësimi për çështjen e lirisë së fjalës.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cili ishte motivi i sulmit të Nisës, apo nëse kishte ndonjë lidhje me karikaturat e shfaqura së fundmi në një sërë ndërtesash në Francë, të cilat myslimanët i konsiderojnë si fyerje ndaj besimit të tyre fetar.

Që nga vrasja e Paty, zyrtarët francezë, të mbështetur nga shumë qytetarë të zakonshëm, kanë ripohuar të drejtën për të shfaqur karikaturat, duke bërë që imazhe të Profetit Muhamed të shfaqen gjerësisht në marshime në solidaritet me mësuesin e vrarë.

Kjo ka nxitur zemërimi në shumë pjesë të botës myslimane, me disa qeveri që akuzojnë udhëheqësin francez Emmanuel Macron për ndjekjen e një agjende anti-Islamike.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ishte i pari që reagoi, duke thënë se vendi i tij dënonte sulmin që la tre të vdekur në një kishë.

"Ky sulm i ligë nuk do të trondisë frontin e përbashkët europian duke mbrojtur vlerat e lirisë dhe paqes," postoi Conte në Twitter.

"Bindjet tona janë më të forta se fanatizmi, urrejtja dhe terrori."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë