Lajme

Sulm me thika në Francë, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një sulm me thika ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Trappes rreth 30 km nga Parisi.

Autori i sulmit ka vrarë dy persona dhe një tjetër e ka plagosur. Sipas raportimit të mediave franceze, ai është vrarë nga policia, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se pas sulmit ai ka bërtitur “Allahu Akbar”.

Nuk dihet ende nëse sulmi është i një natyre terroriste, pasi motivi dhe profili i sulmuesit janë të panjohura.

Forcat e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Ndërkohë, Franca ka qenë në gatishmëri të vazhdueshme për sulmet terroriste xhihadiste që nga sulmet e Parisit të vitit 2015.

Trappes është i njohur për dhunën e bandës dhe varfërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë