Bota

Sulm me bombë ndaj një qendre testimi anti-Covid në Holandë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëgjesin e sotëm një qëndër testimesh anti-covid në Holandë, të cilën Policia e ka konsideruar si një sulm të qëllimshëm.

Askush nuk u lëndua nga shpërthimin 6.55 të mëngjesit, i cili hodhi në erë dritaret e qendrës së testimeve në Bovenkarspel, rreth 40 milje në veri të Amsterdamit.

"Eksplozivët nuk u gjetën atje aksidentalisht, padyshim," i tha një zëdhënës policie gazetës Algemeen Dagblad. "Por ne do të dimë se cili ishte motivi pasi të kemi identifikuar dhe ndaluar të dyshuarit."

Nuk do të ishte sulmi i parë ndaj një qendre testimi Covid në Hollandë. Tre persona, përfshirë një 16-vjeçar u arrestuan pas një sulmi zjarrvënës ndaj një qendre gjatë protestave të shkaktuara nga futja e një shtetrrethimi në janar.

Kjo incident shkaktoi zemërim në Hollandë, me kryeministrin, Mark Rutte dhe ministrin e shëndetësisë, Hugo de Jonge, që dënuan sulmin. Një javë më vonë, eksplozivët u gjetën në një qendre testimesh në Hilversum.

Rajoni ku ndodhi sulmi i fundit është më i prekuri nga Covid-19, me 181 raste për 100,000 banorë, krahasuar me rreth 27 për 100,000 në shkallë vendi. Të paktën një spital është detyruar të dërgojë pacientë në provinca të tjera për shkak të mungesës së vendeve bosh në njësitë e tij të kujdesit intensiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë