Disa persona janë vrarë dhe plagosur gjatë të shtënave në një turne video lojërash në Jacksonville të Floridas. Deri tani raportohen të paktën katër persona që kanë humbur jetën dhe mbi 10 të tjerë janë plagosur.
Policia bën thirrje që njerëzit të shmangin zonën ku është regjistruar ngjarje.Raportohet se mes te plagosurve eshte edhe një i ri shqiptar. Drini Gjoka. 19 vjeçari shqiptar i ka përshkruar të shtënat në një seri postimesh alarmante në Twitter, duke shkruar se sot ishte “dita më e keqe e jetës së tij”.
I am literally so lucky. The bullet hit my thumb
— Drini (@Drini) August 26, 2018
Turneu po transmetohej live në rrjetet sociale, por është ndërprerë në momentin që autorët janë brenda duke hapur zjarr.Sipas të dhënave të para njëri prej tyre është gjetur i vdekur. Mediat ndërkombëtare përcjellin edhe dëshmitë e para të personave që ndodheshin në kompleks. Ata shprehen se një person hapi zjarr brenda kompleksit të argëtimit duke lënë disa të vdekur dhe të plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me shkaqet dhe personat që kryen sulmin e armatosur.
Worst day of my life
— Drini (@Drini) August 26, 2018
I will never take anything for granted ever again. Life can be cut short in a second
— Drini (@Drini) August 26, 2018

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.