Motosport

Sulm informatik ndaj Ferrarit, autoritetet fillojnë hetimin menjëherë

Gazeta Si – Incident sigurie informatike për Ferrarin. Skuderia italiane ka bërë me dije se mbrëmjen e 20 marsit i janë vjedhur disa të dhëna kontakti të klientëve të vet. Po ashtu, nga autorët e sulmit kishte edhe një kërkesë për një pagesë, por që është refuzuar menjëherë.

Ferrari ka nisur një hetim për atë që ka ndodhur, në bashkëpunim me një kompani sigurie kibernetike lider në nivel botëror, përveçse ka informuar edhe autoritetet kompetente.

Selia e skuderisë italiane. Gazeta Si, 21 mars 2023

‘Ferrari N.V. bën me dije se ka marrë së fundi një kërkesë për të paguar në lidhje me disa të dhëna kontakti të klientëve të vet. Pasi kemi marrë këtë kërkesë, kemi nisur menjëherë një hetim me një kompani lider të fushës. Kemi informuar autoritetet dhe jemi të bindur se do të bëjnë gjithçka për këtë ngjarje.

Ferrari nuk do të pranojë asnjë kërkesë për të bërë pagesa të tilla, që mund të përdoren për financimin e aktiviteteve kriminale dhe do t’i lejonte autorët e kërcënimit për të vazhduar sulmet e tyre. Ferrari e trajton me shumë seriozitet këtë temë. Kemi bashkëpunuar me ekspertët për të forcuar sistemin”, - shkruhet mes të tjerash në komunikatën e kompanisë italiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë