Motosport

Sukses i dyfishtë në Arabi me Perez-Vershtapen, Red Bull është planet tjetër

Gazeta Si – Gara e dytë e Botërorit 2023 është dominuar nga kampionët e botës. Serxhio Perez kaloi finishin i pari dhe pas tij shoku i skuadrës Maks Vershtapen, i cili bëri një rikuperim të jashtëzakonshëm vendesh. Në pod sërish Fernando Alonso me Aston Martin, por që më pas u spostua në vend të 4-t, për shkak të një penaliteti, duke ia lënë vendin Rasëllit.

Piloti meksikan i Red Bull-it u nis dhe e përfundoi garën i pari, kurse holandezi rikuperoi shumë, duke shkuar deri në vend të dytë. Ishte një garë spektakolare e Red Bull-it edhe kjo e kësaj jave.

Për Ferrarin nuk ishte një garë pozitive kjo e Arabisë, me Karlos Sainz dhe Sharl Leklerk që e mbyllën në vend të 6-të dhe të 7-të, pas makinave Mercedes të Xhorxh Rasëll dhe Ljuis Hemilton. Në zonën e pikëve edhe dy makinat Alpine të Okon dhe Gaslit, si dhe Has i Kevin Magnusen.

U luftua shumë për vendin e tretë në pod dhe Fernando Alonso konfirmoi kualitetin e Aston Martin. Ai u rendit i treti, por më pas kaloi në vend të 4-t, pas Rasëll, i penalizuar me 10 sekonda për një shkelje të bërë gjatë kohës kur ishte në pistë ‘Safety Car’.

Ferrari synonte të paktën shkallën e 3-të të podit, por doli forcë e katërt e kampionatit pas kësaj gare. Leklerk u nis nga vendi i 12-të dhe luftoi fort për të dalë pas shokut të skuadrës në vend të 7-të.

Renditja e garës së Jedah:
1.Serxhio Perez (Red Bull)
2.Maks Vershtapen (Red Bull)
3.Xhorxh Rasëll (Mercedes)
4.Fernando Alonso (Aston Martin)
5.Ljuis Hemilton (Mercedes)
6.Karlos Sainz (Ferrari)
7.Sharls Leklerk (Ferrari)
8.Esteban Okon (Alpine)
9.Pierr Gasli (Alpine)
10.Kevin Magnusen (Has)
11.Juki Tsunoda (Alpha Tauri)
12.Niko Hulkenberg (Has)
13.Guaniu Zhou (Alfa Romeo)

14.Nik de Vries (Alpha Tauri)
15.Oskar Piastri (MekLaren)
16.Logan Sargeant (Uilliams)
17.Lando Norris (MekLaren)
18.Valteri Botas (Alfa Romeo)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë